Lajme

Shitja e aseteve në likuidim SHAL 57 ofron prona tërheqëse në tërë rajonin e Kosovës

08/05/2022 15:44
nga:K G

Prona atraktive në gjithë territorin e Kosovës janë nxjerr në shitje nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

AKP ka shpallë shitjen e aseteve në likuidim SHAL 57 të ndërmarrjeve në likuidim.

Kjo valë e shitjes përfshinë asete mjaft tërheqëse në të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës. Në rajonin e Mitrovicës është nxjerrë në shitje një numër lokalesh me sipërfaqe të ndryshme dhe të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive të ndryshme.

Rajoni i Pejës në këtë shitje ofron parcela toke me sipërfaqe të ndryshme në të cilat mund të zhvillohen industri bujqësore, ndërkaq rajoni i Prizrenit ofron po ashtu parcela toke si dhe dy lokale atraktive për zhvillim biznesi. Lokale po ashtu tërheqëse ofrohen për shitje në rajonin e Ferizajt dhe Lipjanit.

Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Me këtë rast AKP njofton opinionin publik se në përputhje me kërkesat e Komunës së Prishtinës, Podujevës dhe Dragashit mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit, tërheq nga SHAL 57 asetet në vijim:

Njësia nr.14-KB Drita Toka në Shajkoc;
Njësia nr.15-KB Flora Toka në Pakashticë të Epërme;
Njësia nr.16-KB Përparimi Toka në Miroc;
Njësia nr.19-Agrokosova Zyrat në Dardani;
Njësia nr.22-KB Liria Toka në Siçevë;
Njësia nr.33-NSH Koritniku-Shitorja në fshatin Kërstec, Dragash.

Shpallja publike për këto asete është e hapur që nga data 22 korrik 2022, ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 10 Gusht 2022. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.57 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 10 gusht 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090
e-mail: [email protected] / [email protected]
www.pak-ks.org