Sporti

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sigal Prishtina – Trepça, pritet spektakël basketbollistik

04/27/2023 18:33
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen të dielën në ndeshjen e 5-të gjysmëfinale.

Fituesi i këtij takimi do të kualifikohet në finalen e madhe të Superligës së Kosovës në basketboll. Deri më tash, dy ndeshje i kanë fituar kryeqytetasit, kurse dy fitore kanë siguruar ‘Minatorët’ nga Mitrovica.

Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur për këtë takim, transmeton GazetaBlic Sport.