Sporti

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Real Madrid – Manchester City, do të vendoset rekord i jashtëzakonshëm

03/29/2024 17:35
nga:Mergim Rreci

Real Madrid dhe Manchester City do të përballen përsëri në një fazë eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, të martën e 9 prillit, shkruan GazetaBlic Sport.

Të gjitha biletat për këtë takim tashmë janë shitur, ashtu siç raporton mediumi i madh spanjoll ‘Marca’.

75 mijë biletat e disponueshme për këtë ndeshje për tifozët e Real Madridit janë shitur, kruse përveç kësaj, 3,800 në dispozicion të tifozëve udhëtues të Manchester Cityt janë gjithashtu të shitura.

Si i tillë, Bernabeu i ri do të thyejë rekordin e frekuentimit më 9 prill, i cili aktualisht është 76,732, gjatë derbit mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

/GazetaBlic Sport/