Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani – Shkupi
Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani – Shkupi.
24 orë para ndeshjes nuk ka më bileta për të shikuar nga afër duelin mes Ballkanit dhe Shkupit në “Fadil Vokrri”, mëson GazetaBlic Sport.
Fituesi i këtij dueli do të sigurojë grupet e Conference League. Kujtojmë se Ballkani ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1:2.
Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 20:00.
/GazetaBlic Sport.


