Modelja e njohur Beniada Nishani, është njëra nga banoret më pa komplekse dhe më pozitive në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ajo së fundmi ka treguar për punët të cilat i ka bërë para se të bëhej modele.
“Puna e parë kur kam qenë 16 vjeçe, kam punuar me një grua që shiste mish, bënte dhe gjëra për të ngrënë. Punoja atje me mamin. Mami ka punuar shumë vite aty, unë 1 vit. Pastronim dyqanin, ato makineritë e mishit. Pastaj kam punuar dhe shitëse akullore në plazh, dhe si kamariere”, u shpreh modelja, shkruan GazetaBlic.
Beniada ka pozouar nudo dhe ka reklamuar për firmat më të njohura, si ‘Dior’./GazetaBlic/


