Keqmenaxhim total në QKMF-në e Rahovecit. Madje, aq keq ka shkuar puna, saqë edhe pse ka karrike të lira brenda ambienteve të qendrës së vaksinimit, ata nuk po lejohen brenda.
Drejtoria e Shëndetësisë në këtë komunë ka qenë nga më të kritikuarat prej opinionit publik, duke filluar nga punësimet partiake e deri tek keqmenaxhimi me vaksinim, i cili po dëshmohet edhe sot.
Ne kemi raportuar edhe në të kalurën lidhur me këto probleme, teksa shpresojmë që të përmirësohen ditëve në vijim, e për këtë shpresë janë zgjedhjet lokale, pasi kur këto të fundit afrohen, organet kompetente shtojnë kapacitetet e tyre.


