Lajme

“Shihemi prapë”, komenti që bëri njeriu i VV-së në postimin e fundit të Doarsa Kica-Xhelilit

09/08/2022 19:33
nga:Genita C

Deputetja më e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka publikuar një fotografi në Facebookun e saj, teksa ka paralajmëruar një intervistë në një televizion kosovar.

Por, në mesin e komentuesve, teksa shumica ishin pozitive duke i uruar suksese ligjvënëses e cila nga LVV-ja aderoi në LDK, pati edhe prej atyre që e gozhduan apo linçuan publikisht për aderimin e saj.

Një prej tyre që e “thumbuan” ishte edhe ish-asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Egzon Azemi.

Ai i tha Kica-Xhelilit se “shihemiprapë”.