Lajme

Shifrat për papunësinë/ Arifi i reagon Kurtit: Marre more me rrejt kështu o Kryeministër

10/21/2024 16:20
nga:G B

Ish kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë, të cilën ai e ka quajtur çmenduri të tij, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po t’i thuash dikujt në Kosovë që janë vetëm 10 për qind e grave janë të papunësuara, është sikur me ia shpërla trurin.

“Marre more me rrejt kështu o Kryeministër. Pak ma shumë respekt për nivelin e qytetarit të Kosovës do të vlerësohej por si duket kot janë pritjet”, ka shkruar Arifi ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Aq e qartë është çmenduria e Kryeministrit kur flet për numrin e té papunëve në Kosovë sa i ka hup kuptimi edhe debatimi apo çfarëdo sfidimi i vlerësimit të tij. Sot paska thanë se shkalla e papunësisë së grave në Kosovë ka rëndë në 10.7%. Me i thanë dikush qytetarit të Kosovës që nga 100 gra té Kosovës vetëm 10 janë të papunësuara është përnjëmend me ja shpërla trurin e mos me pas pikë respekti për intelegjencën e tij. Marre more me rrejt kështu o Kryeministër. Pak ma shumë respekt për nivelin e qytetarit të Kosovës do të vlerësohej por si duket kot janë pritjet,