Lajme

SHIFRAT E FRIKSHME: Gjatë 24 orëve të fundit 1 i vdekur i moshës 20-29 vjeç dhe 3 të moshës 30-39 vjeç

08/29/2021 15:27
nga:Gazeta Blic

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur hiq më pak se 36 persona si pasojë e Covid-19, raporton Gazeta Blic.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, 1 person i moshës 20-29 vjeçare është më i riu që vdiq nga koronavirusi.

3 të tjerë janë të moshës 30-39 vjeç, derisa një i moshës 40-49 vjeç.

Sipas MSH-së gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 19 femra e 17 meshkuj, raporton Gazeta Blic.

Këtu i gjeni STATISTIKAT E PLOTA