Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas numrit të madh të të prekurve me virusin korona, ka kërkuar masa urgjente nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Për këtë, ata kanë paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 17 e 30.
Në këtë konferencë do ta flas infektologu Shemsedin Dreshaj.
Njoftimi i plotë:
Shprehim shqetësimin tonë të thellë me shifrat alarmante të të infekturëve me covid. Vetëm gjatë ditës së sotme mbi 2000. Kjo kërkon masa urgjente të Shtetit.
Dështimet e qeverisë dhe mungesa e madhe e eksperiencës po e dëmtojnë qytetarin e Kosovës dhe jetën e tyre çdo ditë e më shumë! Edhe vala e re e pandemisë e ka zënë në gjumë total Kryeministrin dhe vartësit e tij, pa një plan konkret dhe pa ide se si të parandalohet e tejkalohet kjo gjendje.
Ministri i Shëndetësisë më shumë po kalon kohë në Neë York se në krye të detyrës, aty ku nevojitet më së shumti në këtë fazë delikate.
Detaje të tjera rreth situatës alarmante me covid do të prezantohen sot nga deputeti dr Shemsedin Dreshaj në konferencë për media, që do të mbahet në ambientet e Kuvendit në ora 17.30.


