Gjyqtarët kanë një ndër rolet më kryesore gjatë ndeshjeve të Botërorit, teksa bëhen protagonist me vendimet e tyre. Por sa do të paguhen ata për sfidat që do të arbitrojnë në Kupën e Botës 2022?
Gjyqtari kryesor do të shpërblehet me rreth 5000 euro për lojë në fazën e grupeve dhe 10 mijë euro për çdo ndeshje që drejton në play-off. Në rastin e asistentëve dhe gjyqtarit të katërt të çdo ndeshje, fitimet e tyre janë gjysma, pra 2500 dhe 5000 euro secili në çdo fazë.
VAR është një tjetër element i rëndësishëm i Kupës së Botës. Teknologjia tashmë është aplikuar në Rusi dhe shfaqet sërish në Katar. Gjyqtarët e tyre do të fitojnë 3,000 euro për ndeshje të fazës së grupeve dhe 5 mijë për çdo ndeshje në të cilën marrin pjesë pasi të kalojnë atë faze.