Lajme

Shifra alarmante: 38 viktima dhe 4,696 raste të reja me Covid-19 në Greqi

10/30/2021 22:33
nga:Y I

Shifrat e rasteve me koronavirus në Greqi mbeten ende të larta.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4696 të prekur.

Numri më i lartë është regjistruar në Atikë me 897 raste, ndjekur nga Athina me 277 të prekur.

ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi ka arritur në 739, 448, prej të cilëve 50,8% janë burra.

Autoritetet shëndetësore njoftuan gjithashtu se 38 pacientë humbën jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë raportuar 15, 894 vdekje.

(BalkanWeb)