Sporti

Shifër e “çmendur”, Bayerni ka gati 120 milionë euro për pasuesin e Lewandowskit

07/06/2022 17:23
nga:Mergim Rreci

Edhe pse Bayern nuk dëshiron të heqë dorë nga Robert Lewandowski, klubi gjerman po ruan të gjithë skenarët.

Sipas Corriero dello Sport, skuadra bavareze i ka telefonuar Napolit dhe do ta ketë informuar klubin italian se do të ishte në dispozicion për të dhuruar 120 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e Victor Osimhen, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi 23-vjeçar nuk do të kishte pasur probleme për t’u përshtatur pasi luajti në Bundesligë me Wolfsburg në sezonin 2017-2018.

Osimhen sezonin e kaluar realizoi 18 gola dhe dy asistime në 32 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/