Sporti

Shi i rrëmbyeshëm dhe vetëtima, shtyhet fillimi i miqësores Angli – Kosta Rika

06/10/2026 20:52
nga:L J

Miqësorja e fundit e Anglisë para Kupës së Botës është shtyrë pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytjen e fushës në stadiumin Inter&Co në Orlando, Florida.

Tre Luanët ishte paraparë të përballen me Kosta Rikën sonte në mbrëmje në orën 22:00, por dueli u shtye për orar të pacaktuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky do të jetë shansi i fundit i Thomas Tuchel për të parë ekipin e tij në aksion para se të nisin fushatën e tyre më 17 qershor kundër Kroacisë, por ndeshja tani është në dyshim.

Ora e fillimit do të njoftohet më vonë.

/GazetaBlic Sport