Të reshura shiu parashihen për ditën e shtunë që fillimisht shtrihen nga perëndimi i vendit, e më pas përfshinë pjesë tjera të vendit.
Në zona malore reshjet do të jenë kryesisht dëbore. Deri në mbrëmje të reshurat pushojnë.
Temperaturat minimale nën kushte të kthjellëta zbresin në -3C e 0C. Maksimalet gjatë ditës shkojnë në 5C e 6C. Frynë erë jugore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Të reshura shiu kohëpaskohe parashihen ditën e diel. Nga orët e mbrëmjes me rënie të temperaturave këto reshje mund të shndërrohen në reshje dëbore, që vazhdojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së hënë. Të hënën mbetet mot kryesisht i vranët, me maksimale prej 4C. Nga dita e martë vransirat pritet të shpërndahen, e paraqiten kushte për më shumë kthjellime e diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 9C. Ultësirave ekziston mundësia e formimit të mjegullës, që në raste ku mbetet më gjatë temperaturat do të jenë më të ulëta.


