Lajme

“Shhhhht”, mënyra se si i drejtohet Nagavci drejtorit të shkollës në Pejë

05/18/2022 23:38
nga:G C

Ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci ka qëndruar sot në shkollën “Xhemajl Kada”në Pejë, ku dje u raportua se disa nxnënës të komunitetit u përjashtuan në mënyrë diskriminuese nga festa e Abetares.

Ajo, shkoi në këtë shkollë për të bërë vlerësimet e saj lidhur me rastin e djeshëm, që mori vëmendje të madhe.

Një moment interesant është kapur nga kamera e Klan Kosovës, kur duke dashur ta shuaj një debat mes drejtorit të shkollës dhe një zyrtareje të ministrisë, ajo i drejtohet drejtorit me “Shhhhht!”.

“Drejtor bre… ”, vazhdoi Nagavci para kamerave.

Drejtori i kësaj shkolle duket i pakënaqur me trajtimin e ministres dhe çështjen e hapur për diskriminim ndaj fëmijëve të komunitetit nga shkolla e tij, prandaj për ta shuar debatin mes tyre që vazhdon, ndërhyu edhe drejtori i DKA-së në Komunën e Pejës.