Lajme

Shfuqizohet vendimi, nis kryerja e operimeve në “Isa Grezda”

07/29/2023 13:51
nga:Mergim Rreci

Në Spitalin e Gjakovës, “Isa Grezda” janë duke u kryer operimet.

Kjo ka nisur pas shfuqizmit të vendimit nga ana e Komisionit Disiplinor të ShKUK-së.

“Ju konfirmojmë se pas raportit te Grupit Punues të formuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, lënda, përkatësisht drejtori ekzekutiv i Spitalit te Përgjithshëm ne Gjakovë, është proceduar në Komision Disiplinor të ShSKUK-së”, thuhet në përgjigje.

“Jemi të informuar se është shfuqizuar vendimi dhe tashmë operacionet po kryhen”.