Lajme

ShFMU “Migjeni” pjesë e projektit për tekstet shkollore digjitale të qasshme

07/29/2026 16:31
nga:Genita C

ShFMU “Migjeni” në Stanoc të Epërm është përzgjedhur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe UNICEF Kosovo, për të marrë pjesë në pilotimin e Teksteve Shkollore Digjitale të Qasshme (Accessible Digital Textbooks – ADT), raporton GazetaBlic.

Shkolla është një nga katër shkollat e përzgjedhura në Kosovë për këtë projekt, i cili synon të avancojë digjitalizimin e arsimit përmes materialeve mësimore moderne, interaktive dhe të qasshme për të gjithë nxënësit.

Nga ShFMU “Migjeni” kanë vlerësuar se përzgjedhja është dëshmi e përkushtimit të shkollës ndaj inovacionit dhe cilësisë në arsim, duke falënderuar institucionet dhe partnerët për besimin e dhënë.