Fenway Sports Group (FSG) ka nxjerrë në shitje Liverpoolin disa ditë më parë.
Tashmë për Liverpoolin janë ofruar disa blerës serioz dhe nga mediat britanike dallohet multimilarderi indian, Mukesh Ambani,përcjell GazetaBlic Sport.
Ambani besohet të ketë pasuri në vlerë prej 90 miliardë dollarësh. Ai nga revista “Forbes” renditet si personi i 8’të më i pasur në botë.
FSG po kërkon 5 miliardë euro për ta shitur klubin.
? BREAKING: Liverpool could be set for an Indian takeover with multi-billionaire Mukesh Ambani interest in buying the club. #lfc [mirror]
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) November 12, 2022
Që nga koha kur FSG ka blerë klubin, Liverpool ka fituar 8 tituj.


