Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) u diskutua sërish raporti i Lumbardhit, Kaderit dhe Alby the Goat.
Aktorja e filmave për të rritur duket si një pengesë në këtë mes, ku u pyet edhe nëse është xheloze për lidhjen e tyre.
“Unë në radhë të parë nuk kam xhelozi, unë dhe Lumi kemi pasur vetëm shoqëri”, u shpreh Alby.
Ajo thotë se nuk ka ndjenja për të dhe se dëshiron t’i shohë bashkë gjithnjë.
“Ka qenë një lloj plani kohëve të fundit, të shohim se si po reagojnë banorët”, tha në anën tjetër Lumbardhi.
Lumi deklaroi se është i dashuruar në Kaderin dhe se nuk e sheh askënd tjetër.