Lajme

Shfaqen mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica” në objektin e Gjykatës së Mitrovicës

03/23/2023 09:19
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në objektin e gjykatës janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë, të mërkurën rreth orës 12:30.

Sipas policisë, pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga 4 të dyshuar kosovarë.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti po cilësohet si vandalizëm nga ana e Policisë.