Sporti

Shevchenko sërish pozitiv me COVID-19, nuk do të jetë prezent në ndeshjen ndaj Spezias

01/09/2022 17:06
nga:Lorik J

Shevchenko pozitiv me Covid, sonte ndaj Spezia do të jetë Tassotti në krye të ekipit.

Tekniku ukrainas është tashmë në izolim. Genoa njofton se, si rezultat i testeve molekulare të kryera sot, Sheva ka dalë sërish pozitiv për SARS-Cov2, përcjell GazetaBlic Sport.

Të gjithë anëtarët e tjerë të grupit të ekipit testojnë negativ.

Stoli për ndeshjen Genoa-Spezia do t’i besohet zëvendësit Mauro Tassotti.

/GazetaBlic Sport