Sporti

Shevchenko: Pele do të mbahet mend përgjithmonë, një humbje e madhe

12/29/2022 21:10
nga:Lorik J

Ish futbollisti i njohur ukrainas, Andriy Shevchenko ka reaguar në lidhje me vdekjen e Peles.

Ai ka theksuar se Pele do të mbahet mend gjithmonë, teksa ka ngushëlluar familjen e brazilianit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Trashëgimia juaj do të mbahet mend gjithmonë. Ngushëllime për të gjithë familjen tuaj, RIP O’Rey”, ka shkruar Shevchenko në Twitter.

Pele ka ndërruar jetë para pak orësh në moshën 82 vjeçare.

/GazetaBlic Sport