Sporti

Shevchenko nuk garanton se do të qëndrojë tek Ukraina

07/04/2021 10:32
nga:Lorik J

Ukraina u eliminua nga Euro2020 me një humbje të thellë kundër Anglisë 0-4 në Romë.

Përzgjedhësi Andriy Shevchenko ishte i paqartë kur u pyet nëse do të vazhdojë krye të ekipit kombëtar të Ukrainës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Euro ka mbaruar për ne tani. Le të kthehemi në Kiev, të analizojmë atë që kemi arritur dhe ta vlerësojmë. Federata do të marrë një vendim për mua, ka kohë për atë, askush nuk nxiton”, deklaroi Shevchenko, i cili ka një kontratë deri në dhjetor të vitit 2022, deri në Kupën e Botës.

Ekipi ukrainas nuk kishte shkuar kurrë aq larg në Euro2020.

“Derisa të kemi një kampionat të fortë, rrallë do të arrijmë këtë nivel. Për të garuar me këta kundërshtarë është e nevojshme të keni lojtarë që luajnë në pesë ligat më të mira në Evropë. Isha shumë i lumtur me atë që bëmë, me përkushtimin dhe qëndrimin e të gjithëve”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport