Andriy Shevchenko theksoi reagimin e jashtëzakonshëm në Itali ndaj luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe zbuloi se ai do të shpallë një nismë speciale së shpejti.
Ish-trajneri i Genoas dhe Ukrainës ka qenë shumë i zëshëm për këtë temë, duke dhënë rregullisht intervista për të dhënë përditësime dhe thirrje për ndihmë në lidhje me pushtimin rus në vendin e tij të lindjes. FIFA dhe UEFA tashmë i janë përgjigjur luftës duke pezulluar ekipet ruse nga garat e tyre.
Duke folur për Corriere della Sera, Shevchenko diskutoi fillimisht nëse do të largohej për në Ukrainë dhe çfarë po bën për të ndihmuar vendin e tij.
“E kam menduar shumë herë. Por është e pamundur. Ata mbyllën gjithçka menjëherë. Së pari u bombarduan aeroportet. Kështu që vendosa të mbroj vendin tim sa të mundem. Duke thënë se kush jemi, sa po vuajmë. Duke ndihmuar viktimat dhe refugjatët. Përgjigja e Italisë ka qenë e jashtëzakonshme. Përmes GoFoundMe kemi mbledhur 343,764€ për Kryqin e Kuq, kemi pranuar shumë ilaçe dhe ushqime”, tha fillimisht ai.
“Fonde të tjera janë mbledhur nga Fondacioni i Milanit, i cili ka nxjerrë në shitje riprodhimet e fanellave që kemi veshur në Manchester kur fituam Champions League në 2003. Më telefonoi miku im Giorgio Armani, i cili u mobilizua. Fola me kryebashkiakun e Firences dhe me kryetarin e bashkisë së Milanos. Shpresoj që së shpejti të jem në gjendje të shpall një iniciativë të veçantë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


