Sporti

Shevchenko: Ky ekip i Ukrainës meriton përkrahjen dhe dashurin e tërë popullit ukrainas

07/01/2021 15:45
nga:E K

Legjenda e futbollit ukrainas dhe trajneri i Kombëtares së Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka arritur sukses historik me ekipin kombëtar që ai drejton.

Për herë të parë Ukraina u kualifikua në çerekfinale të Kampionatit Evropian nën urdhërat e trajnerit, Andriy Shevchenko, shkruan GazetaBlic Sport.

Shevchenko deklaroi se ky ekip i Ukrainës meriton gjithë përkrahjen dhe dashurinë e popullit ukrainas.

“Të dy ekipet luajtën shumë mirë. Ishte një lojë interesante. Asnjëra palë nuk donte të humbte, kështu që ne e patëm këtë dramë në fund. Me këtë performancë dhe angazhim, ekipi ynë ka merituar dashurinë e të gjithë vendit”, tha Shevchenko.

/GazetaBlic Sport/