Sporti

Shevchenko, kandidat për t’u bërë trajner i Bosnjës dhe Hercegovinës

07/09/2023 19:46
nga:L J

Pas shkarkimit të Faruk Hadzibegic pas debaklit dhe disfatës ndaj Luksemburgut në Zenicë në kualifikueset e Euros, Bosnja dhe Hercegovina mbeti pa trajner, ndërsa ditët e fundit ka pasur shumë kandidatë potencialë për stolin e kombëtares.

Në lojë ka qenë edhe Slaven Bilic, ndërsa sot gazetari italian Lorenzo Lepre ka publikuar një lajm mjaft të bujshëm. Ai pretendon se një nga kandidatët është Shevchenko.

Ish-fituesi i Topit të Artë angazhimin e tij të fundit e pati në pankinën e Genovas, të cilën e drejtoi nga viti 2021 deri në vitin 2022, ndërsa ishte trajner i Ukrainës nga viti 2016 deri në 2021.

/GazetaBlic Sport