Sporti

Shevchenko i zhgënjyer: Askush nuk dëshiron të humb në derbi

12/11/2021 08:39
nga:E K

Trajneri i Genoa-s, Andriy Shevchenko pranoi se ekipi i tij duhet të luftojë për t’u përmirësuar

Genoa humbi dje me rezultat 3-1 ndaj Sampdoria-s në derbin ndaj Sampdorias, shkruan GazetaBlic Sport.

Ukrainasi ka fituar vetëm një pikë deri më tani dhe Rossoblu janë të parafundit në tabelë pas 17 ndeshjeve.

“Ishte një zhgënjim sot,” tha Shevchenko në konferencë për shtyp. “Askush nuk dëshiron të humbasë derbin. Shpresonim të bënim një ndeshje të mirë, por pranuam menjëherë golin e parë, të cilin e dhuruam.

“Pjesa e parë u luajt keq, në të dytën ne reaguam, por duhej të fillonim menjëherë”, tha ukrainasi.

/GazetaBlic Sport/