Lajme

Sheshi i Prishtinës mbushet me flamuj të Ukrainës, gazetarja ukrainase poston video emocionuese

02/23/2023 13:15
nga:Astrit Gashi

Sheshi kryesor i Prishtinës ka filluar të stoliset me flamuj të Ukrainës. Aktualisht këta flamuj po vendosen nëpër shtizat e sheshit, derisa Lyudmila Makey gazetare nga Ukraina që ndodhet në Kosovë, po vëzhgon me dashuri gjithë këtë përkushtim të Prishtinës kundër luftës që po bëhet në shtetin prej nga ajo vjen.

Makey ka realizuar një video nga qendra e Prishtinës, duke dhënë detaje rreth të gjitha aktiviteteve që do të shënohen nesër në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas.

“Tani për tani Prishtina është stolisur me flamuj ukrainas në qendër të qytetit. Kurse nesër, më 24 shkurt, aksionin për përvjetorin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë e mbajnë gazetarët ukrainas në Prishtinë. Në orën 18.00 do të fillojë marshimi nga monumenti i bulevardit Skënderbeu Nënë Tereza deri në sheshin Zahira Payaziti. Do të ketë një homazh për kujtimin e të vrarëve gjatë luftës në Ukrainë dhe ndezjen e qirinjve”.