Showtime

Sherri me Fifin, flet këngëtari shqiptar: Nuk dua t’i bëj reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm

09/22/2021 13:29
nga:G C

Në muajin mars të vitit 2018 u mbajt “Kënga Magjike” dhe pjesë e artistëve të cilët perfourmuan ishte, Fifi me këngën “Psikopatja jote”.

Këngë kjo në bashkëpunim me Mc Kreshën u pëlqye shumë nga publiku por Mentor Haziri i cili ishte në rolin e jurisë e votoi me vetëm 4 pikë këngën e famshme të dyshes, shkruan GazetaBlic.

Qysh nga ajo kohë nuk munguan thumbat virtual për njëri-tjetrin.

Së fundi, Mentor Haziri i cili ka qenë i ftuar në “Abc e Mëngjesit” u pyet për sherrin me Fifin dhe përgjigja e tij mori gjithë vëmendjen.

“Është shumë i parëndësishëm dhe nuk dua t’i bëj reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm. Është i parëndësishëm, ndoshta nivel shumë i ulët i asaj bisede”, u shpreh ai./GazetaBlic/