Lajme

Sherr mes të rinjve në Itali, djali vritet në sytë e nënës

08/31/2023 08:43
nga:Y I

Një i ri u godit me thikë brenda stacionit të trenit gjatë një sherri në Itali.

23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.

Autorë të sulmit janë dy persona, të cilët më pas u arratisën dhe tashmë janë në kërkim nga policia.

Ngjarja ndodhi përballë nënës së djalit, e cila ishte me të në stacion, sipas mediave italiane.