Lajme

Sherr mes të rinjve në Elbasan, plagoset një person

04/22/2023 21:10
nga:Y I

Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur në një lokal në qendër të Elbasanit.

Një person ka mbetur i plagosur pasi gjatë sherrit janë përdorur mjete të mprehta, si gota qelqi.

I plagosuri është Kei Piu.

Ai nuk është një emër i ri për policinë e Elbasani. Disa vite më parë Piu i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë.

Ai u plagos në vitin 2020, kur ishte 23 vjeç dhe mori 3 plumba në bark. Më pas u gjet nga policia i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.