Lajme

Sherr me thika në Tiranë mes të rinjve, humb jetën një person

02/20/2026 15:47
nga:Y I

Një i ri ka humbur jetën pas një konflikti mes disa të rinjve në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në Tiranë.

Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Egli Pashollari, i cili dyshohet se është goditur me thikë gjatë përplasjes.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi ngjarjen. Pritet detaje të tjera nga policia.