Sporti

Sherr i pazakontë në UFC: Hasbulla krijon ‘kaos’ pasi u ftua nga presidenti Dana White

10/31/2021 11:12
nga:E K

Rivaliteti mes Hasbulla Magomedov dhe Abdu Rozik mori vëmendjen në Abu Dhabi mbrëmjen e së shtunës, kur dyshja u panë duke u grindur me njëri-tjetrin.

Për kënaqësinë e shumë fansave të Hasbullës në mediat sociale, u konfirmua në fillim të kësaj jave se sensacioni i internetit dagestan, i cili është bërë masiv në TikTok dhe Instagram muajt e fundit, do të ishte i pranishëm në UFC 267, përcjell GazetaBlic Sport.

Muajin e kaluar, presidenti i UFC-së, Dana White, lajmëroi publikun se një takim me Hasbullën do të ndodhte dhe se ai do të ishte i pranishëm së shpejti në UFC.

Në këtë mbrëmje të UFC pati disa duele interesante por vëmendjen kryesore e morri Hasbulla me prezencën e tij që bëri që të gjitha mediat të shkruajnë për të.

Hasbulla për pak sa nuk shkaktoi një sherr me shokun e tij të sensacionit të rrjeteve sociale Abdu Rozik. Më poshtë mund ta shihni përplasjen mes dyshes. Gjërat u nxehën, në rregull.

/GazetaBlic Sport/