Lajme

Sherifi: Shthurje totale, të shesësh mend për blerje të armëve përballë atyre që kanë blerë armë kur paguheshin me jetë e gjak

02/12/2024 16:20
nga:G B

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se është shthurje totale që të shesësh mend për blerje të armëve në vitin 2024 me NATO-n në Kosovë, përballë atyre që armët i kanë sjellë kur paguheshin me jetë e gjak, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveria nuk po arrin t’i shërojë komplekset e tyre për t’u paraqitur më patriot se dëshmorët.

Postimi i tij i plotë:

Të shesësh mend për blerje të armëve, në vitin 2024 me NATO-n në Kosovë, përballë atyre që armët në Kosovë i kanë sjellë kur ato paguheshin me jetë, me gjak, me gjymtyrë, dhe jo me Euro, përbën shthurje totale!

Nuk po arrijnë dot t’i shërojnë komplekset e tyre për t’u paraqitur më patriot edhe se dëshmorët!

Kjo tregon shumë për ketë regjim të dëshpëruar nga dështimet!