Lajme

Sherifi reagon pasi Kurti tha se duhej të bëhej kryeprokuror: Mbase Osmani po pret që ai t’i plotësojë kriteret për këtë pozitë

12/04/2022 16:26
nga:G B

Bilall Sherifi nga Nisma ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se ai do të duhej të bëhej kryeprokuror dhe jo kryeministër, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duket se kjo nuk është arsyeja që Vjosa Osmani deri sot ende nuk e ka dekretuar kryeprokurorin.

Sherifi ka shtuar se mbase ajo po pret që Kurti t’i plotësojë kriteret për këtë pozitë.

Postimi i tij i plotë:

Si duket për këtë arsye Vjosa Osmani deri më sot nuk e ka dekretuar Kryeprokurorin. Mbase është në pritje që Albin Kurti t’i plotësojë kriteret për të konkurruar për Kryeprokuror!