Lajme

Sherifi për Bislimin: S’e merr askush seriozisht, vazhdon të jetë pjesë e dialogut, edhe pse Qeveria pranoi Asociacionin

01/31/2024 22:06
nga:G B

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha sot se nuk ia vlen të mbahen takime të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, derisa nuk ka gatishmëri nga Serbia për zbatim të marrëveshjeve.

Lidhur me këtë, sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Bislimin nuk e merr më askush seriozisht.

Ai ka thënë se s’mund të merret seriozisht dikush që ka deklaruar se nëse Qeveria pranon çfarëdo Asociacioni, ai s’do të jetë pjesë e dialogut dhe ai vazhdon të jetë pjesë e tij, edhe pse Asociacioni është pranuar.

“Besnik Bislimin nuk e merr më askush seriozisht. Nuk ia vlen të komentohen deklaratat e tij. Si mund të merren seriozisht deklaratat e një personi që ka deklaruar se nëse qeveria do të pranojë çfarëdo asociacioni ai nuk do të jetë më pjesë e bisedimeve, dhe, siç e dimë, edhe pse qeveria ka pranuar asociacionin, ai vazhdon të jetë pjesë e dialogut”, deklaron Bilall Sherifi./Gazeta Blic/

 

Bislimi thotë se pa gatishmëri të Serbisë për zbatim të marrëveshjeve s’ia vlen takimi i nivelit të lartë në Bruksel