Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se a mundet Kurti tani të kërkojë nga Rama që Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, derisa me marrëveshjen e Ohrit, Serbia e ka njohur de facot Kosovën.
Postimi i tij i plotë:
Pasi me marrëveshjen e Ohrit Serbia e ka pranuar “de facto” shtetin e Kosovës, a mundet tash Albin Kurti me kërku nga Edi Rama që edhe Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”?


