Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se nuk do të pengohen zgjedhjet serbe të 3 prillit dhe pas kësaj deklarate ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili ka shkruar se së shpejti qeveria Kurti nuk do ta pengojë as Zajednicën.
“Coming Soon: “Nuk do ta pengojmë ZAJEDNICËN-kemi nevojë për paqe”!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.


