Real Madrid është mposhtur nga Sheriff Tiraspol me rezultat 1-2.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Jakhshibaev në minutën e 25-të, përcjell GazetaBlic Sport.
Real Madrid barazoi rezultatin në minutën e 65-të. Golin e fitores për Sheriff e shënoi Thill në minutën e 90-të.
Skuadra mysafire kishte një kuotë prej 21 eurove, një koeficient i çmendur ky, që ka thyer çdo parashikim.
Në anën tjetër, fitorja e Realit kuotohej me kuotë 1.10, gjë që në një mënyrë ishte absolut pro fitores së Realit.
Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu dhe ndodhi ajo që pak kush kishte pritur.

Kjo nuk është ndeshja e vetme kur një skuadër që në fillim llogaritej si favorite e madh, më pas dështon në të.
/GazetaBlic Sport/


