Lajme

Shenoll Muharremi: Rezultatet e 28 dhjetorit pak ndikojnë, suksesi varet nga kompromisi paszgjedhor

11/24/2025 16:23
nga:Genita C

Analisti Shenoll Muharremi ka deklaruar se rezultati numerik i partive në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk do të ketë rëndësi të madhe praktike, pasi asnjëra prej tyre nuk pritet të sigurojë shumicën e nevojshme prej 81 deputetësh, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, përderisa nuk shihen ndryshime të mëdha në mbështetjen ndaj partive të mëdha, pas zgjedhjeve do të jetë i domosdoshëm bashkëpunimi dhe kompromisi mes tyre.

Ai thekson se suksesi do të varet nga aftësia për të ndërtuar koalicione, pasi edhe një rezultat i lartë votash është i pavlefshëm pa marrëveshje politike, ndërsa edhe me më pak vota mund të arrihet shumë me qasje të duhur bashkëpunuese.