Sipas Shenoll Muharremit, me 99.72% të votave të numëruara (pa votat e diasporës), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 47 ulëse, PDK ka 25 ulëse, LDK ka 20 ulëse, dhe AAK-N ka 8 ulëse, raporton GazetaBlic.
Muharremi thotë se një ulëse e 100-të është diskutueshme dhe mund të shkojë për LVV sipas koeficientit.
Ai gjithashtu parashikon që, pas përfshirjes së votave të diasporës, LVV mund të arrijë deri në 48 ulëse, por rezultatet përfundimtare varen nga shpërndarja e votave të tjera.
Shkrimi i plotë:
Aktualisht pa diasporë me 99.72%:
LVV 47 ulëse
PDK 25 ulëse
LDK 20 ulëse
AAK-N 8 ulëse
Pakicat: 20 ulëse
Sipas numrave më të fundit, 99.7% pa diasporë, 99 ulëse janë të sigurita por pastaj është një ulëse diskutabile. Tash në një bisedë të gjatë me një mik timin, njohës i temës, del se LVV (me koeficient) i del ulësja e 100të. Kjo e rritë numrin nga 46 në 47 me votat e fundit aktuale. Momentalisht, kur hiqen votat e pakicave dhe atyre që nuk kanë kaluar pragun, mbesin vetëm 736,307 vota për shpërndarje proporcionale. LVV 46.4 ulëse; PDK 25.06 ulëse; LDK 20.07 ulëse dhe AAK-N 8.46 ulëse. Gjithsejt 99 ulëse deri këtu. Pastaj kur aplikohet parimi i koeficientit, ulësja e 100 i takon LVV-së.
Duhet të shtohen votat e diasporës dhe ato me kusht, por supozohet se me diasporë LVV mundet me shku në 48 vota, por duhet me i pritë rezultatet me kuptu saktësisht si është gjendja finale e votave për secilën parti.
Aktualisht me 99.72% (pa diasporë):
LVV: 341,672 0.4640347029 46.40%
PDK: 184,499 0.25057347 25.05%
LDK: 147,827 0.2007681578 20.07%
AAK Nisma: 62,309 0.0846236692 8.46%


