Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar me ironi ndaj ngecjes së Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian, duke e krahasuar me progresin e Shqipërisë në hapjen e kapitujve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton GazetaBlic.
Në një postim në rrjetet sociale, Muharremi ka përqeshur qasjen aktuale politike në Kosovë, duke thënë se “ne po vazhdojmë me nacionalizëm dhe izolim”, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit kanë plane konkrete për integrim.
“Shqipëria vetëm edhe pesë kapituj mbetet me i hapë dhe ka një plan ambicioz për anëtarësim deri më 2030. Ndërkohë, ne grurin e motmotit e kemi siguru. Pse jo… çka na duhe Europa kur ne jemi aq të zgjuar. Nëse dëshiron, Europa le të vie të anëtarësohet tek ne”, shkroi ai me një ton të theksuar ironik.


