Lajme

Shenoll Muharremi: A është vërtet autonom ky rregullator?

3 ditë më parë
nga:Y I

Pas letrës që Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i ka dërguar ZRrE-së në lidhje me procesin e rishikimit tarifor, ka reaguar analisti, Shenoll Muharremi.

Muharremi thotë se në letrën në fjalë është thënë që Rregullatori duhet me qenë autonom.

“Pajtohem plotësisht, po a është vërtet autonom ky rregullator?’ pyet Muharremi raporton “Gazeta Blic”.

‘Ky rregullator është larg prej standardeve europiane. Nuk mjafton me na citu direktivat, duhet me i zbatu ato! E mos të flasim për transparencë dhe bashkëpunim që paska kërku kjo letër e sekretariatit’ thuhet ne reagim.

Reagimi i plotë:

E paska publiku ZRRE një letër nga “Sekretariati i Komunitetit të Energjisë” ku e mbështetë Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në këtë proces tarifor. Në letër i paskan thënë që Rregullatori duhet me qenë autonom. Pajtohem plotësisht, po a është vërtet autonom ky rregullator?

A ju kujtohet kur, gjatë fushatës, patën reaguar dhe thanë “nuk ka rritje çmimesh”? Dmth, i kanë ba një ‘argat’ politikës, e pastaj na ‘futën’ përsëri me propozim për rritje. A janë autonom apo jo?

E vitin e kaluar, kanë propozu një zbritje të lehtë të çmimit, se ka qenë vit parazgjedhor, ndoshta i kanë ndihmu pak politikanët me fitu vota.

Në një prononcim në mediat vendore, ZRRE tha që 90% e rritjes së konsumit të energjisë vjen nga blerja e pajisjeve eficiente. Menjëherë intervistën e radhës e mohuan, mesiguri ju kanë thënë nga Ministria e Ekonomisë “çka po boni ashtu?! A e dini që na i kemi shti me i ble paisjet eficiente e tash po jau rritim çmimin!”

Ky rregullator është larg prej standardeve europiane. Nuk mjafton me na citu direktivat, duhet me i zbatu ato! E mos të flasim për transparencë dhe bashkëpunim që paska kërku kjo letër e sekretariatit.
Këta janë ata që kanë dalë publikisht dhe kanë thënë “punë e kryme është, shihemi vitin tjetër.” Kjo ka ndodhë ende pa përfundu procesi ‘konsultativ”. Ju i keni komentet e bllokuara ne faqen tuaj te facebook. Nuk i keni marrë parasyesh reagimet e konsumatorëve vitet e kaluara.

Mos na lodhni me standarde europiane, se ju duhet me qenë të parët që i respektoni ato. Askush nuk po ju pengon me bë punë të mirë e me marrë vendime të drejta sipas ligjit.

Gjithashtu, këshillat e atyre që nuk i bartin pasojat e vendimeve, duhet me i kuptu me kujdes. Juve nuk ju kanë zgjedhë në Vjenë, po në Kosovë edhe po vendosni për kosovarët. Kështu që neve keni me na dhënë llogari, jo Sekretariatit në Vjenë.