Sporti

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

02/26/2024 23:34
nga:Lorik J

Paulo Dybala ishte heroi i Romës, në suksesin 3-2 ndaj Torinos. Sulmuesi argjentinas realizoi 3 gola, duke udhëhequr ekipin drejt 3 pikëve.

“Unë gjithmonë dua të fitoj trofe. Është e qartë se rrugëtimi në Europa League është ende i gjatë, por ne e dimë se cilat janë objektivat tona dhe punojmë çdo ditë për t’i arritur ato. Kur arrita këtu thashë se më dukej sikur kisha një jetë që isha këtu. Nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen, por sigurisht që po e shijoj të tashmen” – Tha ai pas ndeshjes.

Dybala po luan sezonin e dytë te Roma.

Në këtë edicion, ai ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 6 herë.