Sporti

Shënoi pesë gola dje ndaj Lutonit, Erling Haaland thyen një rekord të madh

02/28/2024 08:46
nga:Lorik J

Erling Haland bëri një tjetër paraqitje mbresëlënëse për Manchester Cityn pasi shënoi pesë gola në fitoren 6-2 të Citizens ndaj Lutonit në ndeshjen e tyre të raundit të pestë të FA Cup.

Norvegjezi u bë lojtari i parë që shënoi 5 ose më shumë gola në një ndeshje të vetme në Champions League dhe FA Cup.

Në vitin 2023, në një ndeshje të fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve, Haland shënoi pesë gola kundër RB Leipzig.

Sulmuesi ka shënuar 27 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

/GazetaBlic Sport