Sporti

Shënoi një gol në fitoren e Galatasaray, kjo është nota pozitive e Milot Rashicës

04/14/2023 21:41
nga:Mergim Rreci

Galatasaray ka arritur një fitore spektakolare ndaj Kayserispor.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 6 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica shënoi gol të bukur në këtë takim, gol ky që është i pari në “Nef Stadium” në garat e Superligës.

Mauro Icardi kompletoi ‘Hat-trickun’, kurse Akturkolgu dhe Zaniolo realizuan nga një gol tjetër.

Rashica u vlerësua me notë fantastike, 8.3.

/GazetaBlic Sport/