Vedat Muriqi ka shkëlqyer në fitoren e Mallorcas ndaj Villarrealit.
Sulmuesi kosovar shënoi një gol dhe asistoi tek një tjetër në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 4 me 2, me Muriqin që tregoi edhe njëherë se është në formë të jashtëzakonshme.
Ky është goli i 9-të sezonal për të, kurse ai u vlerësua me notë fantastike për paraqitjen e tij ndaj Villarreal, 8.2.



