Sporti

Shënoi në sekondat e fundit, kjo është deklarata e Vedat Muriqit pas ndeshjes

09/05/2021 22:48
nga:L J

Kosova barazoi me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 1:1.

Greqia ishte në avantazh deri në sekondat e fundit, megjithatë – Vedat Muriqi realizoi për të barazuar gjithçka në minutën e 92’të të ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

“Sinqerisht po (nuk e merituam të humbim), patëm topin më shumë se ata, sulmuam, nuk u larguam nga sistemi, nuk humbëm topa palidhje, u shpërblyem me një pikë, po gëzohem se ishte në minutat e fundit, 1 pike është më mirë se pa pikë”, tha Muriqi për Super Sport Kosova.

/GazetaBlic Sport