Sporti

Shënoi në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve, portieri i Lazios kishte realizuar edhe një gol tjetër

09/20/2023 10:37
nga:Mergim Rreci

Lazio luajti mirë ndaj Atletico Madrid në takimin e parë të fazës së grupeve të Champions League (1-1). Skuadra e Maurizio Sarrit ia doli të evitonte humbjen falë golit të portierit Ivan Provedel në minutat shtesë të takimit.

Moment që krijoi emocione të forta në “Olimpico”. Trajneri i skuadrës italiane, nuk e cilësoi fat golin e portierit. Por drejtësi, pasi sipas Sarrit djemtë e tij nuk e meritonin të dilnin pa pikë nga përballja kundër “armatës” së Diego Simeones.

Duhet cekur që ky nuk ishte goli i parë në karrierën e portierit Provedel, i cili kishte shënuar edhe në kohën sa luante në Serie B.

VIDEO.